E premte, 3 Janar, 2025
3.7 C
Pristina

Akuza të rënda ndaj aktorit Herion Mustafaraj: Mbesa e Parashqevi Simakut paralajmëron denoncim

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj, duke pretenduar se ai ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku po qëndron halla e saj.

Ndërsa familja Simaku po përjeton tension, Ina Simaku shprehet se veprimet e Mustafarajt po shkaktojnë shqetësim të madh. “Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit!”

Sipas Inës, Herion Mustafaraj ka punuar në hotelin ku qëndron Parashqevi Simaku, dhe ka bërë disa veprime të papërshtatshme, duke përdorur çelësin e punës për të hyrë në dhomën e saj. “Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!” thotë Ina, duke theksuar se ky veprim është i papranueshëm.

Ina përmend gjithashtu se Mustafaraj ka kërcënuar vëllain e saj, Ani Simakun, dhe ka manipuluar Parashqevi Simakun duke i thënë se do të gjejë djalin e saj, Lukën, kur në të vërtetë ajo është në kontakt me të. “Ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!”

Kjo situatë është duke e shqetësuar shumë Parashqevi Simakun, e cila ndodhet në një krizë emocionale për shkak të presionit që po i shkaktohet. “Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu!” thotë Ina.

Ajo nënvizon se këtë situatë është besuar Elton Ilirjanit për të ndihmuar në menaxhimin e saj, duke kërkuar mbështetje dhe ndihmë nga autoritetet. “Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!”

Me një apel të fortë, Ina Simaku kërkon që çfarëdo ndërhyrje tjetër nga Herion Mustafaraj të konsiderohet si veprim dashakeq. “Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici!”

Në fund, mbesa e Parashqevi Simakut i bën thirrje shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York për mbrojtje, duke theksuar se janë në një situatë të vështirë. “I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”

PROMO

Nga Rubrika