Alaudin Hamiti, prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa detaje rreth asaj që do të ndodhë sonte në prime.
Përmes një story, Hamiti ka paralajmëruar një spektakël të mbushur me ngjarje dhe surpriza, duke lënë të kuptohet se publiku duhet të presë momente të forta dhe zhvillime interesante brenda shtëpisë.
Sonte prime-i do të jetë flakë, ka paralajmëruar ai.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë ngjarjet që do të trazojnë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe cilët banorë do të jenë në qendër të vëmendjes këtë prime.
