Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka ndarë një postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka hapur një pyetësor ku mori pyetje të shumta për finalen e “BBVK”.
“Sa finalistë do ketë ky Big Brother? 4, 5 apo 6, a mund të ndodhë edhe 7?”, ishte pyetja drejtuar atij.
“Ndoshta 3, ndoshta 4, ndoshta 5”, u përgjigj Hamiti.
Me këtë mesazh, Hamiti ka ngritur dilema rreth numrit të finalistëve të këtij edicioni, duke lënë të hapur mundësinë për disa skenarë.
