Ajo është njëra nga artistet shqiptare që kujdeset të marrë vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashi, e cila e ka shijuar këtë verë mjaft shumë.
Bukuroshja, e ndjekur nga më shumë se 200 mijë njerëz vetëm në Instagram, së fundmi ka publikuar disa poza në bikini.
Krijuesja e hitit “Je e vetmja dashuri” shfaqet në formë të mahnitshme me një palë bikini ngjyrë të kuqe.
Dukjen e ka kompletuar me një palë syze dielli të mëdha si dhe me një kapelë ‘Celine’.
“E keni pyetur ndonjëherë veten, sa dashuri i jepni vetes tuaj?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Komplimentet ndërkaq nuk munguan në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Shiko fotot: