Arbenita e injoroi kërkesën për ribashkim, Fero “merr hak” ndaj Arbenitës

Reperi Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero dhe modelja Arbenita Ismajli vazhdojnë të jenë mjaft të komentuar sa i përket marrëdhënies së tyre.

Bujë të madhe bëri arrestimi i tij për dhunë në familje, ndarja dhe së fundmi kërkimfalja publike ndaj modeles nga reperi.

Së fundmi, reperi përmes një Instastory i ka kërkuar falje publike Arbënitës duke i thënë se ajo është bërë shkak në ndryshimin e tij.

“Do të jem falendërues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lartë, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vetëm 2 gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhe vajza jonë.

Të kërkoj falje me gjithë zemër” kishte thënë mes të tjerash Fero.

Pas kësaj kërkese nga ana e reperit, modelja ka vazhduar me mesazhe ironike të cilat e kanë shtyrë reperin që fshijë postimin e tij.

Nga Rubrika