Arbenita me jetë luksoze, shfaqet e gjitha me veshje dhe aksesorë firmato

Modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj të fundit në Instastory.

Ish-partnerja e reperit Fero është shfaqur elegante dhe në formë të mirë fizike.

Arbenita, e cila është edhe nënë e një vajze, duket mjaft fresh në imazhin e publikuar.

Ajo ka zgjedhur një kombinim të thjeshtë, por me detaje luksoze që bien lehtë në sy.

Në fotografi, vëmendje marrin edhe aksesorët dhe veshja e saj, të cilat i përkasin markave të njohura ndërkombëtare.

Modelja vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe angazhimet e saj.

Nga Rubrika