Web Analytics

Argjira do futet në shtëpinë e BBV3? Çfarë ishte kjo deklaratë e Gracianos?

Botuar nga: InfoKosova

Graciano Tagani ka folur mëngjesin e sotëm për partneren e tij, Argjira Spanca.

Teksa ndodhej jashtë së bashku me Egla Cenon, banori tha që moderatorja e njohur nuk e lë atë kurrë në baltë.

Sipas tij, ajo do të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” për t’a takuar atëherë kur duhet. Ai shton se këtë e di shumë mirë Argjira.

E teksa tregoi se ka 6 vite lidhje me moderatoren, Graciano tha po e shijon qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse është shumë i qetë dhe nuk ka asnjë lloj meraku.

“Shyqyr.

Në fillim ishe pak kështu…”, iu drejtua Egla, duke nënkuptuar debatin e tij me Argjirën, ndërsa balerini e pohoi këtë gjë.

Kujtojmë që pas rifutjes së Gracianos për herë të dytë në BBV3 në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e tij me Argjirën është krisur.

Ka qenë vetë balerini që konfirmoi lajmet gjatë një bisede me Françeska Muratin, duke treguar se ai ka pasur një debat me partneren para se të futej në BBV3, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit.

Shiko videon:

Të FUNDIT