Web Analytics

Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj dy policëve – të dyshuarit dhe policët marrin tretman mjekësor

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy meshkuj, të cilët dyshohen se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ndërkaq si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 21:20 në Graçanicë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ku si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

630,632FansaPëlqeje
27,998NdjekësitNdjek
992NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Të FUNDIT

x