Web Analytics
E enjte, 4 Shtator, 2025
24.5 C
Pristina

Arrestohet një person në Junik, sulmoi babanë dhe vëllain e tij

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 22:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain.

Viktimat kishin refuzuar tretmanin mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika