Web Analytics

Arrin 600 mijë ndjekës në Instagram, Luiz ka dy fjalë për fansat

Botuar nga: InfoKosova

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në mediat shqiptare.

Ai po shijon në masë të madhe famën, gjersa këto ditë ka qenë mjaft i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

I njëjti së fundmi ka treguar se ka arritur 600 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.

“I përulur para jush, për çdo fitore timen”, ka shkruar ai.

Instagrami i artistit shkodran u hap pak para përfundimit të BBVA, ku në fillim menaxhohej nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.

Këngëtari i njohur pati probleme të shumta në Instagram, pasi fillimisht ia kishte lënë në menaxhim një shoqes së tij, më pas kaloi te familjarët e në fund te produksioni i Big Brother.

Sidoqoftë, Luizi ishte një personazh shumë i pëlqyer për mënyrën se si e zhvilloi lojën, gjë që bëri të fitoi fansa anë e mbanë botës. /Telegrafi/

Shiko postimin:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Të FUNDIT