E hënë, 23 Dhjetor, 2024
3.4 C
Pristina

Auto Sherreti, lider për shitjen e makinave në Kosovë dhe Shqipëri

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Nëse jeni në kërkim të makinës së përsosur, e cila i plotëson të gjitha kërkesat dhe nevojat tuaja, Auto Sherreti është vendi ideal për të filluar kërkimin tuaj per makina ne shitje. Me një histori 30-vjeçare të suksesit dhe besueshmërisë, Auto Sherreti ofron një gamë të gjerë të makinave, duke përfshirë modele të reja dhe të përdorura. Pavarësisht nëse kërkoni një makinë familjare, një sedan elegant apo një SUV të fuqishëm, ne i kemi të gjitha opsionet që ju përshtaten më së miri.

Në uebfaqen tonë, mund gjeni detaje të plota për çdo makinë që ne ofrojmë, duke përfshirë të gjitha specifikimet teknike, fotot me cilësi të lartë dhe historinë e mirëmbajtjes. Kjo do t’ju sigurojë që ju të merrni vendimin duke qenë të mirë informuar për blerjen e makinës tuaj të preferuar. Ne e kuptojmë se blerja e një makine është një investim i rëndësishëm, prandaj ofrojmë informacione të qarta dhe transparente për çdo ofertë.

Një histori suksesi

Auto Sherreti, i themeluar në vitin 1995 nga vëllezërit Avdiu në Ferizaj, është sinonim i cilësisë dhe besueshmërisë në tregun e makinave. Kompania mori emrin nga lagjja e themeluesve, Lagjja Sherret, dhe që nga fillimi, synimi i tyre ka qenë të ofrojnë vetëm makina të garantuara dhe të kontrolluara nga markat më të njohura botërore.

Pas sukseseve të mëdha, themeluesit vendosën të zgjerojnë aktivitetin e tyre duke krijuar Sherreti Group, një korporatë që përfshin franshiza prestigjioze ndërkombëtare. Ky zgjerim ka mbuluar fusha të ndryshme, si Rent a Car, patundshmëri, mobilje dhe tekstil. Gjatë këtij rrugëtimi të suksesshëm, ata kanë fituar të drejtat për franshiza të njohura ndërkombëtare, si Enterprise Rent a Car, Alamo Rent a Car, National Rent a Car, Pierre Cardin Paris, Pierre Cardin Carpets, Zebrano, Cacharel, Enza Home, Yatas Bedding, dhe shumë marka të tjera të famshme. Sot, Sherreti Group numëron mbi 150 punëtorë dhe planifikon të zgjerohet edhe në fusha të reja gjatë viteve të ardhshme.

Gjeni makinën e ëndrrave tuaja

Kur bëhet fjalë për blerjen e një makine, është e nevojshme të keni parasysh disa faktorë shumë të rëndësishëm. Çdo makinë e ofruar nga Auto Sherreti kalon nëpër një proces të hollësishëm kontrolli për të siguruar cilësinë dhe performancën e saj. Për të gjetur makinën që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, Auto Sherreti ofron një platformë të avancuar ku mund të filtroni rezultatet sipas markës, modelit, çmimit dhe vitit të prodhimit.

Për më tepër, ekipi profesional nga Auto Sherreti do të jetë gjithmonë në dispozicion për t’ju ndihmuar në çdo hap të procesit të blerjes, duke ju ofruar këshillat më të rëndësishme që ju duhet t’i dini dhe një shërbim të shkëlqyer.

Pse duhet të zgjidhni Auto Sherretin?

Në tregun e sotëm të automjeteve, besueshmëria dhe cilësia janë dy faktorët më të rëndësishëm që klientët të jenë të kënaqur me blerjet e tyre. Me një histori të suksesshme prej 30 vitesh, Auto Sherreti është destinacioni më i sigurt për blerjen e një makine.

Përveç cilësisë së lartë të makinave që ofrojmë, ne i kushtojmë rëndësi të madhe çmimeve konkurruese dhe lehtësimeve financiare për klientët tanë, duke ofruar financim deri në 80% dhe mundësinë e pagesës deri në 60 këste (5 vite).

Për më shumë informacion, si dhe për të zbuluar ofertat e fundit, vizitoni Auto Sherreti dhe gjeni makinën tuaj të preferuar sot.

PROMO

Nga Rubrika