Raporti mes Selinës dhe Gretës, të cilat shpesh shihen si “kunata në perspektivë” për shkak të lidhjes së Gretës me vëllanë e Selinës, u kthye në temë debati gjatë Prime-it të mbrëmshëm.
Diskutimi mori nota humori kur moderatori Ledion Liço u shpreh se, sipas tij, “dy kunata janë si motra”. Kjo fjali nxiti menjëherë reagimin epik të Monika Kryemadhit.
Për ta ilustruar mendimin e saj, Monika solli një episod nga jeta personale dhe marrëdhëniet me familjen e Ilir Metës:
“Unë, për shembull, me motrën e Ilirit kam folur pasi linda fëmijën e parë, kurse me nusen e vëllait tim kam folur, ia kam marrë shpirtin,” tha ajo, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Në këtë mënyrë, momenti mes humorit dhe sinqeritetit rezultoi një nga pjesët më të komentuara të Prime-it të fundit.
