Web Analytics
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
8.9 C
Pristina

‘Baba po vjen’, çka po paralajmëron Labinot Rexha

Labinot Rexha ka ndezur dyshimet për një hyrje të mundshme në reality show me një postim enigmatik, i cili u fshi pak minuta më vonë.

“Baba po vjen, dhe me të vjen e vërteta”, shkroi ai, duke lënë ndjekësit të mendojnë për një pjesëmarrje të afërt.

Ndërkohë që Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur, Rexha ka ngjallur dyshime edhe për një mundësi në Shqipëri, pas një fotoje të publikuar pranë objektit të Top Channel.

Reagimet e ndjekësve ishin të ndryshme, nga mbështetja e inkurajimi deri te ironia, por shumica e perceptuan postimin si paralajmërim për hyrje në lojë.

Fshirja e menjëhershme e statusit ka shtuar kuriozitetin, dhe mbetet për t’u parë nëse “Baba” do të bëhet pjesë e formatit që e ka mbajtur gjithmonë në fokus.

Nga Rubrika