Web Analytics

Babai i Heidit do të hyjë në “Big Brother VIP 3”?

Botuar nga: InfoKosova

Daja i Heidit ishte i ftuar në ‘Big Brother Fan Club’ për të komentuar dinamikat e fundit në shtëpi dhe lojën e banores.

Ai u pyet nëse do të ketë një hyrje të babait të Heidit,ku u përgjigj se i ati i banores nuk pëlqen të dalë në ekran.

‘Po mendohet.

Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhyrë ka qenë për ta ndihmuar.’

Për sa i përket lojës, në krahasim me ‘Grande Fratello’ ai u shpreh se problemi i vetëm është gjuha, pasi Heidi mendon në italisht dhe kjo ia vështirëson mënyrën e të shprehurit.

Gjithashtu, shtoi se Heidi si në ‘Grande Fratello’, si në ‘BBV3’, është vetvetja.

Të FUNDIT