Ish-fermerja dhe këngëtarja e njohur Baby G ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me Dijonisin dhe tregon se miqësia mes tyre vazhdon.
Duke dëgjuar këngën e Dijonis Bibës, Baby G ka bërë edhe një kërkesë për të.

“Ne kemi nevojë për më shumë muzikë nga ty“, shkruan ajo në koment krah videos.
Për të kujtuar, Baby G dhe Dijonisi ishin të përfolur si një histori e mundshme dashurie gjatë qëndrimit në fermë, por ata kanë mohuar se kishte ndonjë marrëdhënie romantike mes tyre.
Ata kanë theksuar se kanë një miqësi të ngushtë, megjithatë spekulimet kanë qenë të shumta. Për momentin, nuk dihet nëse ata kanë filluar diçka më tepër pas përfundimit të emisionit të televizionit.


