E diel, 19 Janar, 2025
-2.8 C
Pristina

Banori afrikan që hyri mbrëmë në Big Brother, u tregon banorëve se si e mësoi gjuhën shqipe

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova është futur një banor i ri.

Ai është këngëtari afrikano-zviceran Domenik, i cili është i famshëm nga rrjetet sociale për mënyrën se si flet dhe këndon në gjuhën shqipe.

“Unë jam shumë simpatik, bëj shumë hajgare. Dhe jam beqar po”, tha afrikano-zvicerani në klipin e tij prezantues.

E teksa është njoftuar me banorët në darkën e shtruar pas mbarimit të spektaklit, i njëjti iu ka treguar atyre se si ka arritur që të mësojë shqip.

Domenik u shpreh se e kupton gjuhën shqipe fare mirë dhe e flet shkaku i miqve të shumtë shqiptarë që ka në Cyrih – qyteti edhe ku jeton.

Madje modeli Lumbardh Salihu tregoi se me Domenikun është fqinj në qytetin zviceran dhe banojnë shumë pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika