Web Analytics
E martë, 16 Dhjetor, 2025
-1.4 C
Pristina

Banori i BBVK rrëfen të kaluarën e errët me lojërat e fatit

Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer periudhën e jetës së tij kur ishte i varur nga lojërat e fatit.

Gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, ai tha se kazino është gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme.

“Në 2014-ën kam luajtur aq shumë  kaz.ino, kam pas rast që as parkingun s’kam pas me çka me pagu”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Kam shkuar dhe iu kam thënë ose ma ndalon…është sendi ma i keq . Më i rrezikshëm s’ka”.

Parukieri i famshëm u bë pjesë e formatit më të famshëm në vend në spektaklin e së hënës.

Ai ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si: Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kendall Jenner, Jessica Alba etj.

I njëjti jeton dhe vepron në Zvicër, ku edhe zhvillon profesionin e tij.

Nga Rubrika