Fitorja e Barcelonës ndaj Rayo Vallecano në Camp Nou ishte një shfaqje e vërtetë futbolli, ku skuadra katalanase shënoi 7 gola në një ndeshje emocionuese që do të mbahet mend gjatë.
Gjatë sfidës, miqtë e Rayo Vallecano kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të. Pas një aksioni të shpejtë, Sergio Camello shfrytëzoi asistin e Alvaro Garcia për të dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë një goditje të fortë Barcelonës. https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1w3onj4/barcelona_01_rayo_vallecano_sergio_camello_12/
Përgjigjja e Barcelonës ishte e menjëhershme. Vetëm dy minuta pas golit të miqve, Raphinha barazoi shifrat në 1-1 me një goditje të saktë, pas një asistimi të shkëlqyer nga Xavi Espart. https://streamff.com/v/0122ac42
Pas vetëm dy minutash, Lamine Yamal, i cili kishte kaluar në një periudhë të vështirë pa shënuar, shënoi një gol të mrekullueshëm me një goditje të majtë, duke e çuar rezultatin në 2-1. Asistimi i këtij goli erdhi nga Marc Bernal. https://streamff.com/v/709b2803
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-1 për Barcelonën, e cila e nisi pjesën e dytë me një ritëm të lartë. Në minutën e 51-të, një autogol nga Florian Lejeune pas një goditjeje të Gordon, e çoi rezultatin në 4-1.
Minuta e 59-të solli një tjetër gol për Rayo Vallecano, me Sergio Camello që shënoi me kokë pas një krosimi të saktë nga një goditje dënimi.