Disa ditë më parë, u zbulua se do të ketë një edicion Big Brother All Stars ku 3 fituesit kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
I pyetur për këtë nga Aulona Musta, Jul Deda tha se është diskutuar edhe brenda shtëpisë diçka e tillë, por nuk mendon që do të ketë. Gjithsesi, në rast se vjen ftesa, Juli s’e përjashton mundësinë për të thënë “po”.
Jul Deda: E kemi diskutuar edhe brenda ne atje, “po sikur, po sikur, po sikur”, por unë besoj që me kaq pak Big VIP që janë bërë, 3 janë bërë, nuk besoj që do të ketë.
Që do të ketë do të ketë, por ti do të futeshe apo jo?

Jul Deda: A do të futesha unë te një All Stars? Shihe, unë kam thënë aty brenda që kjo ishte një eksperiencë unike që unë e kam shijuar me të mirat dhe me të këqijat e saj dhe nuk do të doja që një tjetër të ma zëvendësonte këtë.
Por që kurrë mos thuaj kurrë, nëse do të ketë një kast interesant, po, mbase, nuk e përjashtoj por që deri në këto momente nuk dua ta zëvendësoj këtë që më ka lënë kjo.


