Web Analytics
E martë, 13 Janar, 2026
-2.1 C
Pristina

BBVA5 befason me “opinionisten” e re!

Sonte, spektakli i njohur Big Brother VIP Albania 5 ka rezervuar një surprizë të veçantë për shikuesit e Top Channel: në karrigen e opinionistes është ulur Alketa Vejsiu.

Ky moment ka shkaktuar kuriozitet të madh, pasi Alketa është një nga figurat më ikonike të Televizionit Klan, historikisht rival dhe konkurrent i Big Brother VIP Albania.

E veshur me një fustan të kuq dhe me elegancën që e karakterizon, Alketa po jep mendimet e saj të drejtpërdrejta rreth konkurrenteve, duke zëvendësuar për këtë mbrëmje opinionistin Arbër Hajdari.

Ajo sot ndodhet krah Monika Kryemadhit.

Nga Rubrika