Web Analytics

Befason Fjolla Morina, publikon foto me këtë politikan të njohur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë në fokus të mediave gjatë këtyre ditëve për postimet e saj në rrjetet sociale.

E të enjten, ajo vendosi që të hapë arkivat e shtëpisë së saj, për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo publikoi imazhe të çmimeve muzikore që ka marrë ndër viteve, takimet me figura të rëndësishme politike si dhe fotografi nga kujtimet shkollore.

Fillimisht, Morina ndau me ndjekësit e saj një fotografi të realizuar me ish-kryeministrin e Kosovës, tani liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo u shpreh krenare që në të kaluarën ka pasur mundësinë që të këndojë në shumë prej fushatave të tij elektorale.

E njëjta gjithashtu bëri të ditur për fansat se mban në shtëpi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilën e ka marrë dhuratë dikur.

Ajo gjithashtu publikoi imazhe të dy formularëve të paplotësuar për anëtarësim në Lëvizjen Vetëvendosje (parti e cila tashmë është në pushtet), që mesa duket i janë dhënë në fillimet e tyre.

Pos të tjerash, interpretuesja e hitit “Fb” publikoi gjithashtu dy prej çmimeve që ka marrë në ‘Zhurma Show Music Awards’ dhe një në festivalin ‘Çelësi Muzikor’.

E në sagën e madhe të postimeve, Fjolla nuk e kurseu as librezën e shkollës fillore, theksin e së cilës e vendosi te lënda e muzikës, ku ishte vlerësuar me notë maksimale (5). /Telegrafi/

Shiko foton:

Nga rubrika