Web Analytics

Befason Heidi i drejtohet Romeos: Vetëm kaq të dashura të lejohen

Botuar nga: InfoKosova

Teksa në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është vendosur në sfond kënga e artistes me famë botërore, Dua Lipa, Heidi Baci është shprehur se ajo është e dashura e Romeo Veshajt.

Banorja tha këtë duke iu referuar një deklarate të aktorit në natën e parë të nisjes së spektaklit ku shprehu pëlqimin për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ndërsa çifti kërcenin nën ritmet e këngës së Dua Lipës dhe pranë tyre qëndronte Erjola Doçi, Heidi i është drejtuar aktorit duke i thënë që “deri në 3 të dashura të lejohet, kaq e ke limitin”.

Pjesë nga biseda

Heidi: Kush është kjo Dua Lipa? E dashura tjetër e Romeos

Romeo: Dua të dua

Heidi: Mund të kesh deri në 2, ose 3

Romeo: Boll janë boll, Dua të dua

Heidi: Tre të dashura ke dhe ka

Romeo: Duan vetëm, e kam thënë që nga dita 1 më lejohet

Heidi: Deri në 3 e ke limitin, s’ka gjë

Romeo: Ty, Duan dhe të gjej dhe ndonjë tjetër

Heidi: Pastaj stop.

Shiko videon:

Të FUNDIT