Pas triumfit në “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama dhe Sara Kolami nuk po ndalen.
Jeta e tyre ka kaluar përtej mureve të shtëpisë dhe tani janë tërësisht të angazhuar në një botë tjetër – atë të vlogjeve.
Çdo javë, fituesi i BBVK 3 dhe finalistja e këtij edicioni, sjellin për fansat e tyre përmbajtje të freskët, duke ndarë momente të veçanta nga jeta jashtë ekranit.
Sara, nuk ka nguruar të shpreh humorin e saj edhe në instastory duke thënë se “Personi që ma nxin jetën për ditë postoj vlogun e radhës”, shkroi ajo.