Web Analytics
E martë, 16 Dhjetor, 2025
-4.4 C
Pristina

Befason Shkurta: Aq energji që kam, bëj edhe sallta në kokë

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurte Haxhiu, ka treguar për fansat dhe banorët e tjerë brenda shtëpisë se ka një energji të jashtëzakonshme që shpesh nuk di si ta shfrytëzojë.

Në një bisedë me Toney, ajo tha: “Unë kam energji tepër, por nuk kam me kë ta shpenzoj. Sallta në kokë bëj. Jashtë normales kam energji”.

Shkurte shtoi se ndonjëherë kjo energji është e vështirë për t’u menaxhuar brenda ambientit të shtëpisë, ku disa banorë, sipas saj, nuk kanë ritmin ose entuziazmin e njëjtë.

Konkurrentja komentoi gjithashtu: “Problem me energji që të shtyhet dikush me mua. Njeriu këtu edhe për shkak të moshës”.

Në fillim ka qenë më aktive, gjersa tani është parë më e distancuar nga të tjerët.

Në shtëpi ndërkaq po vazhdojnë përplasjet në mes të banorëve për tema të ndryshme.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të vazhdojë kjo lojë e tyre.

Nga Rubrika