Erzina dhe Ariana, bashkëshortet e këngëtarëve MC Kresha dhe Ermal Fejzullahu, duket se kanë raport të afërt shoqëror.
Të dyja janë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria e tyre.
Së fundi, ato kanë publikuar një fotografi së bashku, ku shfaqen në humor të mirë dhe mjaft të afërta me njëra-tjetrën.
Ndryshe, Ariana dhe Erzina shpesh janë parë bashkë duke dëshmuar se raporti mes tyre vazhdon të jetë shumë i mirë.
