Web Analytics
E enjte, 23 Tetor, 2025
18.6 C
Pristina

Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga posti i kryetarit të AKR-së, kjo është arsyeja

Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës Kosova e Re.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli.

Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të Pacollit, ai ka ofruar dorëheqjen, madje e kishte kërkuar qysh nga viti 2022.

“Qysh në kuvendin e fundit kur e kemi pasur në vitin 2022, presidenti Behgjet Pacolli ka kërkuar me u tërheq”, ka thënë Makolli.

“Kjo ka të bëjë me punët e tij, pasi ai nuk qëndron shumë në Kosovë, po ashtu edhe aspekti shëndetësor, pasi nuk ka arritur të marrë pjesë edhe në mbledhjet e fundit”.

Makolli shtoi po ashtu se ai do të jetë si ushtrues-detyre në krye të AKR-së.

“Dokumenti i dorëheqjes tashmë është dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor, ndërsa unë do të jem ushtrues-detyre i presidentit, pasi ne kryetarit i themi president”, përfundoi Makolli. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika