Web Analytics
E enjte, 5 Shkurt, 2026
11.5 C
Pristina

“Big Brother turpëroi sistemin arsimor, jo vetëm konkurrentët”

Nehat Mustafa nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar rreth mungesës së njohurive bazike të disa konkurrentëve në Big Brother.

Sipas tij, para se kjo situatë të flasë për nivelin e të rinjve që marrin pjesë në këtë format televiziv, ajo tregon papërgjegjësinë e disa mësimdhënësve.

“Këto ditë u pa qartë se si të rinj e të reja të moshës 18 deri në 30 vjeç, të cilët gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm janë vlerësuar me nota 4 dhe 5 në histori, nuk njohin figura kyçe kombëtare si Ismail Qemali, Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, Isa Boletini, Adem Demaçi dhe të tjerë. Po ashtu, nuk njohin shkrimtarë e akademikë si Ismail Kadare e Rexhep Qosja,” ka shkruar Mustafa.

Ai tha se situata është po aq shqetësuese edhe në matematikë.

“Sipas këtyre shembujve, disa prej tyre kanë kaluar me nota të larta edhe në matematikë, por nuk e dinë as tabelën e shumëzimit me tre,” ka shtuar ai.

Nga Rubrika