Web Analytics

Big Mama ‘mbulohet’ me para në një syneti, veprimi i këngëtares merr vëmendjen!

Botuar nga: InfoKosova

Big Mama, është njëra nga artiset më të dashura për publikun.

Ani pse ka kohë që nuk e kemi parë me një ndonjë projekt të ri muzikorë, ajo gjithmonë është në qendër të vëmendjes.

Humba e peshës dhe ndryshimi drastik që ka bërë në fizikun e saj, e ka bërë atë shumë të përfolur, madje ajo ka pranuar se ndihet shumë mirë.

Këngëtarja po vazhdon të jetë aktive nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.

Edhe së fundmi duket se ka bërë një atmosferë të mirë në një syneti.

Se sa e kanë shijuar këtë e tregoi përmes një fotografie ku është shfaqur e buzëqeshur me bakshishin që ka pranuar.

Në fotografi shihet Big Mama e ‘mbuluar’ me para. /orainfo

Shiko foton:

Të FUNDIT