Këngëtari Blero ka kujtuar me emocione të veçanta Shpat Kasapin në ditëlindjen e tij të 41-të.
Nëse do të ishte gjallë, Kasapi dje do të festonte 41 vite jetë.
Blero ka ndarë një mesazh në Instastory, ku ka shprehur ndjenjat e tij për mikun e ndjerë.
“Gjithmonë do të festoj me ty vëlla Me veprat tua edhe engjëjt vallëzojnë”, ka shkruar ai.
Shpat Kasapi vazhdon të kujtohet shpesh nga kolegët dhe publiku, duke lënë pas një trashëgimi muzikore që mbetet e pranishme në skenën shqiptare.
