Web Analytics
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
8.9 C
Pristina

Bora Zemani rrëfen planet për zgjerimin e familjes me Donald Veshajn

Moderatorja Bora Zemani ka folur për planet për zgjerimin e familjes me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Prezantuesja, nënë e një djali me ish-partnerin Dj Vin Veli, u shpreh se në çdo moment që fëmija të vijë, është i mirëpritur, duke shtuar se nuk ka preferenca për gjininë e bebit.

Ajo shtoi se djali i saj, Arbori do e donte patjetër një fëmijë, por shtoi se është bërë me vëlla nga ana e babait.

“Kur të vijë, nuk është se e kemi bërë me plan, gocë, çun, çfarëdo të jetë, jemi shumë ok. Arbori do të donte patjetër, por është bërë me vëlla nga ana e babait të tij.

Iu është plotësuar një pjesë, por duke qenë se jeton me ne do ta gëzonte një fëmijë këtej sepse do rritej tamam afër”, tha ajo.

Nga Rubrika