Dyshja simpatike, Capital T dhe Adrola Dushi, kanë zgjedhur Shën Valentinin për të ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tyre.
Pas shumë zërave dhe aludimeve për raportin mes tyre, ata publikuan një fotografi të përbashkët që mori menjëherë vëmendjen e rrjetit.
Krahas imazhit, Capital T shkroi: “Nuk flas shumë për gjërat që kanë rëndësi. Thjesht i mbaj pranë vetes.”
Kaq mjaftoi që fansat të shpërthenin në komente, duke e cilësuar postimin si një konfirmim të heshtur të lidhjes së tyre.
