Web Analytics
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
8.8 C
Pristina

Çfarë i tha Kristi-Selinit para se të dilte nga muri?

Pas debatit që pati me Mirin, Kristi ka biseduar me Selin, ku i tha se gjithmonë ka dashur një nominim kokë më kokë me banorin.

“Kam dashur gjithmonë një ndarje. Unë që prek në kockë dhe ai që ka bërë një lojë të shëmtuar dhe është goditur për atë gjë”, tha Kristi, i cili më pas shton: “Unë e kam marrë vendimin tim”.

Në momentin që Selin e pyet se për çfarë bëhet fjalë, Kristi e puth në ballë banoren dhe niset drejt murit dhe del.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Mund të qëndroj dhe të mbaj këtë version dhe le të jemi dy. Po prapë do jetë dhe ai tjetri, i treti. Rogerti për të gjithçka ka bërë dhe prapë 3. Kurrë nuk kemi për të qenë kokë më kokë të dy. Kam dashur gjithmonë një ndarje

Selin: Ok

Kristi: Unë që prek në kockë dhe ai që ka bërë një lojë të shëmtuar dhe është goditur për atë gjë. Vetëm për një gjë më vjen keq këtu brenda, unë e kam marrë vendimin tim

Selin: Ça vendimi?

Kristi: Vetëm më dëgjo këtë, kam për të takuar Onon dhe do flas me të

Selin: Onon?

Nga Rubrika