Web Analytics

Çfarë të pini gjatë gjithë ditës kur jeni me dietë?

Botuar nga: InfoKosova

Doni të dini se çfarë duhet të konsumoni kur jeni me ditë?

Me siguri hasni gjithnjë vështirësi në porositë në bare dhe restorante.

E nëse për ushqimin mund ta keni zgjidhur disi këtë problem duke u drejtuar më shumë tek perimet, pijet janë gjithnjë një problem dhe pikëpyetje e madhe kur vjen puna tek pesha.

A duhet të konsumon kafe, pije freskuese, çajra apo thjeshtë ujë për të mos prishur dietën?

Ne ju sugjerojmë një listë pijesh që ju ndihmojnë të zgjidhni ndoshta një nga dilemat e përditshme e shumë të bezdisshme.

Uji

Pa dyshim pija më e shëndetshme në botë nga ku nis dhe rënia në peshë e mirëmbajtja e trupit.

Ujin duhet ta konsumoni gjithnjë dhe gjatë gjithë ditës, pavarsisht nëse jeni duke ndjekur ndonjë dietë ose jo.

Është një nga burimet e shëndetit për organizmin ndaj konsumojeni pa u ndjerë në faj gjatë gjithë ditës.

Nëse konsumoni mjaftueshëm ujë çdo ditë do ta keni më të lehtë të nxirrni nga trupi toksinat dhe të largoni dhjamin e tepërt.

Ujë me fruta

Gjithësesi gjatë një dite mund të keni nevojë që të përjetoni shije të ndryshme, pak më argëtuese se sa thjesht një gotë ujë me akull.

Në periudhën e verës pijet freskueset janë shpëtimet e vogla që gjeni sa herë jeni jashtë shtëpisë.

Ndaj kërkoni ujë me fruta dhe akull për ta shijuar ndryshe ujin tuaj.

Esenca e frutave do fillojë të ndihet disa momente pasi të jenë bashkuar me ujin ndaj pasi të përzieni për disa momente pijen tuaj.

Kafe

Kafja është një ndër pijet e tjera më popullore në botë e cila ka dhe pak kalori.

Një kafe ekspres përmbajn rreth 9 kalori pra nuk ndihkon në dietën tuaj.

Nëse konsumoni shumë kafe, sigurohuni që të mos i hidhni shumë sheqer në mënyrë që të mos i shtoni kaloritë.

Çaji jeshil

Njihet si një mënyrë për të rënë në peshë natyralisht dhe sa më natyral të jetë aq më mirë i bën trupit tuaj.

Çaji jeshil përmban antioksidantë të cilët rrisin aftësinë e trupit për të djegur dhjamin e keq.

Një studim tregoi se gratë që konsumonin çaj jeshil matcha para aktiviteteve të përditshme si ecja apo vrapimi digjnin më shumë dhjamë se ato që nuk e konsumonin.

Në përgjithësi çaji jeshil sa më natyral të jetë aq më shumë do të ndihmojë me peshën tuaj.

Të FUNDIT