Web Analytics
E premte, 10 Tetor, 2025
11.1 C
Pristina

Çifti yt m’ka çu n’burg” – përplasje e ashpër mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut!

Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar Fatmir Sheholli, si i dyshuar për përfshirje në spiunazh.

Tema e arrestimit të Shehollit ka përplasur Nasim Haradinajn me analisitn, Nexhmendin Spahiun.

Në momentin kur Spahiu tha se nuk merret me spiunazh, Haradinaj ndërhyri duke i thënë se “çifti yt më ka çu në burg”.

Spahiu e mohoi këtë duke deklaruar se “çifti jem nuk merret me spiunllëqe”, por Haradinaj vazhdoi duke thënë se ka dyshime ndaj Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për moshetimin e personave si Spahiu.

Pjesë nga debati:

Spahiu: A je kon në burg?

Haradinaj: Po, çifti yt më ka çu.

Spahiu: Çifti jem nuk merret me spiunllëqe

Haradinaj: Tash të kallxoj, të bindi ty. Jam kon në burg e çifti yt më ka çu.

Spahiu: S’mundesh me gjet çiftin tem në Kosovë

Haradinaj: I pari dyshim që kam në AKI është pse çifti yt nuk hetohet

Spahiu: I kanë për detyrë me i hetu të gjith

PROMO

Nga Rubrika