Web Analytics

Çka po ndodhë me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje?

Botuar nga: InfoKosova

Dyshime edhe për të pakënaqur të tjerë brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka ngritur deputeti i përjashtuar nga ky grup, Haki Abazi.

Sipas tij ata janë të guximshëm të kundërshtojnë proceset brenda kësaj partie do ta pësojnë përjashtimin.

Në ndërkohë, në këtë parti ka deputet që e konsiderojnë normale përjashtimin pasi që deputeti ka mendime të kundërta me LVV-në.

Tashmë të dy kanë zënë vendin e tyre të ri në Kuvendin e Kosovës. Deputetit të pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, iu bashkua tashmë edhe Haki Abazi i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga vet ai supozohet që nuk mund të jetë i vetmi i pakënaqur në këtë grup parlamentar, sipas tij ka edhe të tjerë.

“Nuk është Fatmir Humolli i vetëm, nuk është Haki Abazi i vetëm ka shumë të tjerë, disa janë paguxim e disa e lejojnë vetën të bëhen instrument i manipulimit siç ndodhi dje me z.Muzaqi”, ka thënë Abazi.

Kaq shumë i sigurt për të pakënaqur të tjerë nuk është deputeti tjetër i larguar, Fatmir Humolli.

“Nuk mundem me i diskutu në këtë drejtim. Ka mundësi që me lëvizë, ka mundësi mos me lëvizë”, ka thënë Humolli.

Mirëpo, Enver Dugolli, largimin e deputetëve që nuk i përkasin të njejtës linjë në mendim po e konsideron proces demokratik.

“Të gjitha mendimet e votimet i ka të kundërta me Lëvizjen Vetëvendosje prandaj është i natyrshëm edhe përjashtimi i tij”, ka thënë Dugolli.

Për këto pakënaqësi nëse është folur në mbledhjet e partisë, nuk dha detaje deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Nuk ka të bëjë me pakënaqësi sepse tu thuash të gjithë deputetëve që ka të bëjë me pakënaqësi nuk e besoj. E nëse janë diskutuar këto çështje në mbledhje tona, janë çështje të brendshme”, ka thënë ai.

Të martën shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është vendosur unanimisht për përjashtimin e Haki Abazit dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës./RTV Dukagjini/

Shiko Videon:

Të FUNDIT