Cristiano Ronaldo ka ndarë foto nga takimi i tij me Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, duke shprehur falënderimet për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë atij dhe të fejuarës së tij, Georgina Rodriguez.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, CR7 shkruan:
“Faleminderit Z. President për ftesën tuaj dhe për mikpritjen e ngrohtë që ju dhe Zonja e Parë më bëtë mua dhe gruas sime të ardhshme, georginagio.
Secili prej nesh ka diçka domethënëse për të dhënë, dhe unë jam i gatshëm të bëj pjesën time ndërsa frymëzojmë brezat e rinj për të ndërtuar një të ardhme të përcaktuar nga guximi, përgjegjësia dhe paqja e qëndrueshme.”
Ky takim dhe mesazhi i CR7 nënvizon rëndësinë e frymëzimit të brezave të rinj dhe të angazhimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
