Drita Stublla dhe futbollisti i njohur Amir Rrahmani kanë bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, duke kurorëzuar dashurinë e tyre dyvjeçare me një martesë të veçantë.
Çifti, i njohur për ruajtjen e jetës së tyre private me një hermetizëm të admirueshëm, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tyre momente të veçanta nga pushimet romantike dhe ceremonia e kurorëzimit.
Pas një propozimi magjik në ishullin e bukur të Sicilisë më 30 maj, ata morën një vendim të papritur për të martuar zyrtarisht një muaj më vonë, në korrik.
Imazhet nga ceremonia e tyre civile tregojnë një Dritë të lumtur, e cila me humor ndan edhe prapaskenat e asaj dite të paharrueshme:
“Pas propozimit, vendosëm papritur të martoheshim një ditë në korrik, e më pas u kthyem në shtëpi dhe fjetëm një gjumë”.
Drita, e cila e përshkruan veten si një personazh privat që ndan foto me partnerin e saj vetëm “një herë në dy vite”, ka zbuluar detaje të reja që nuk i kanë shpëtuar syrit tonë në rrjetet sociale.
Ajo ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në profilin e saj në Instagram, duke e bërë mbiemrin e saj Drita Stublla Rrahmani, dhe tani vjen konfirmimi zyrtar i martesës nga vetë Drita.
