Dea Mishel reagon ashpër ndaj Grida Dumës pas fyerjeve ndaj saj në emision

Debati i fundit mbi influencuesit në Shqipëri ka marrë një kthesë dramatike, duke u shndërruar në një skenë të ashpër përballjeje në televizion.

E gjithë kjo ka filluar nga një koment ironik i kryeministrit Edi Rama, por është thelluar në ofendime personale të rënda që kanë tronditur opinionin publik.

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Top Story”, moderatoria Grida Duma u përball me gazetarin Bledi Mane, i cili lëshoi akuza të rënda ndaj Dea Mishel, një influencuese e njohur dhe ish-banoresh e BBVA. Fjalët e tij ishin të papranueshme dhe shkaktuan një reagim të menjëhershëm nga Duma.

Mane, duke përdorur një gjuhë denigruese, tha: “Nga Dea Mishel doli miu në Top Channel. Një femër që nuk kujdesej për higjienën personale, një femër që nuk lante enët, s’mbolli një lule!” Këto fjalë shkaktuan një tension të madh në studio, duke detyruar moderatoren të ndërhyjë.

Grida Duma, e shqetësuar nga situata, i kërkoi gazetarit të ndalonte: “Stop! S’ta lejoj këtë,” por ai insistoi se kjo ishte përgjegjësia e tij. Duma, e vendosur, kërcënoi se do t’i hiqte mikrofonin nëse ai nuk ndalonte.

Pavarësisht përpjekjeve për të ndaluar gjuhën e urrejtjes në studio, reagimi i vërtetë erdhi pas emisionit. Dea Mishel, e tronditur nga situata, publikoi një letër të hapur drejtuar Grida Dumës, duke shprehur zhgënjimin e saj për mënyrën se si u trajtua në transmetim.

“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në llogarinë tënde në Instagram është momenti kur une po denigrohem duke u përdorur shpifje, ashtu siç nuk do e meritonte asnjë vajzë!”

Ajo theksoi se, ndonëse Duma e quajti të palejueshme gjuhën e përdorur, biseda vazhdoi dhe se fjalët e moderatores ishin thjesht një përpjekje për të shpëtuar situatën, pa e mbrojtur atë me vërtetësi.

Dea Mishel shprehu dyshime se ky sulm mund të ishte i qëllimshëm, ndoshta për shkak të angazhimit të saj në protestat e fundit qytetare ose si hakmarrje për refuzimin e saj për të qenë e pranishme në emision. Ajo e cilësoi këtë si një tentativë për ta diskredituar.

“Do ishte më e ndershme ta shprehnit haptazi se ju ka hidhëruar refuzimi im për ftesën tuaj,” shkroi ajo, duke theksuar se nuk do të lejonte që provokimet të ndikojnë në reputacionin e saj.

Në përfundim, Dea Mishel e quajti këtë sulm si “koston e lirisë” së saj për të shprehur mendimin e saj dhe e ftoi publikun të vazhdojë të angazhohet në kauzat qytetare.

Nga Rubrika