Web Analytics

Dhunohet një grua në Prishtinë, arrestohet një person

Botuar nga: InfoKosova

Një grua ka raportuar se një person e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 13.12.2021 dhe është raportuar të premten.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Të FUNDIT