Dolce sonte ka prekur publikun me rrëfimin e saj të sinqertë për jetën dhe të kaluarën.
Mes lotësh, ajo foli për vështirësitë që ka kaluar ndër vite, duke u përballur me bullizmin, abuzimet dhe sfidat e mëdha të mërgimit.
Ajo tregoi se këto përvoja e kanë forcuar, por njëkohësisht e kanë lënduar thellë.
Ndër të tjera, Dolce rrëfeu për herë të parë edhe për një lidhje shumëvjeçare, të cilën e përshkroi si një raport të pastër e të sinqertë, duke thënë se e donin njëri-tjetrin si motër e vëlla.
Ajo zbuloi se këtë lidhje e kishte menduar seriozisht dhe kishte plane për ta zgjeruar familjen, por jeta mori një tjetër drejtim.
