Don Xhoni ditë të fundit ka qenë caku kryesor i disa “diss-eve”.
Don Xhon duket se është “thumbuar” nëpërmjet rrjeteve sociale dhe këngëve nga Majk dhe Finem.
E kur të gjithë fansat po prisnin një kundërpërgjigje të fortë nga ai, reperi ka preferuar që këtë herë të reagojë në një mënyrë krejt tjetër nga sa jemi mësuar të shohim më parë.
Ai ka publikuar në “Instastory” një foto të tij ku e ka shoqëruar me një shkrim.
“Një dhe i vetmi”, ka shkruar reperi ku edhe e ka shoqëruar me emojin e një mbreti.
Përmes këtij postimi artisti nga Kosova u është përgjigjur “rivalëve të tij” duke thënë se ai është “mbreti i hip-hopit” shqiptar./Lajmi/
Shiko Foton: