Web Analytics

Don Xhoni tregon hapur cilin konkurrent të BBVA e mbështet

Botuar nga: InfoKosova

Reperi i njohur Don Xhon ka hedhur dritë mbi personazhin që po mbështet në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Ai ka treguar kete duke shkruar hapur për moderatorin Meriton Mjekiqi.

Meriton është bërë subjekt i diskutimeve dhe polemikave në shtëpinë e tij për shkak të konfrontimeve të tij me banorët.

Në një postim në InstaStory, Don Xhoni ka ndarë një foto të Meritonit, duke e shoqëruar me një koment inkurajues: “Go Meriton”.

Ky veprim ka sjellë vëmendje ndaj mbështetjes së tij për kolegun e tij në shtëpi.

Don Xhoni dhe Meritoni kanë një lidhje të ngushtë miqësie që zgjat për shumë vite, dhe kjo mbështetje e shprehur publikisht tregon solidaritetin e tyre edhe në këtë platformë të re.

Të FUNDIT