Web Analytics

Donaldi thyen heshtjen, tregon arsyen e vërtetë pse i dha fund lidhjes me Beatrixin

Botuar nga: InfoKosova

U lidhën, por romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Aktori i humorit Donald Veshaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Kujtojmë se dyshja nisi një romancë të shkurtër brenda Big Bother VIP, sapo dolën jashtë, u vu re se nuk po qëndronin bashkë dhe lidhjes së tyre i erdhi fundi.

Beatrix i dedikoi edhe projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua, por Donaldi dukej se e kishte mendjen tek ish e dashura, Bora Zemani.

Në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka bërë ndonjë reagim për këtë.

Të FUNDIT