Web Analytics
E premte, 30 Janar, 2026
6.6 C
Pristina

“Duhet të mendosh edhe për…” HABIT Brikena: Nuk do e kisha prishur martesën për një shpullë..

Banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena, ka ndarë mendimet e saj rreth martesave dhe marrëdhënieve, duke theksuar dëshirën për të qenë e martuar me një burrë shqiptar.

Ajo ka bërë disa komente interesante mbi dallimet midis vajzave shqiptare dhe atyre të huaja, duke ngjallur kuriozitetin e publikut.

Brikena theksoi se një nga arsyet pse ajo preferon një partner shqiptar është për shkak të qëndrueshmërisë që ato tregojnë në marrëdhënie.

Ajo e përshkroi situatën ku vajzat e huaja ndahen lehtësisht nga partnerët e tyre, pa menduar për pasojat që kjo sjell për fëmijët e tyre.

Gjatë bisedës me Gretën dhe Artanin, Brikena shprehu mendimin se një shpullë nuk duhet të jetë shkaku për të prishur një martesë. Ajo e theksoi se dhuna nuk është një temë për të diskutuar, por se respekti për fëmijët duhet të jetë prioriteti kryesor në çdo marrëdhënie.

“E di ku është problemi tek italianët dhe rracat e tjera, po marrim shembull se Tani martohet me një vajzë italiane. Varet prej rasteve se mund të jetë edhe vajza më e mirë në botë, akoma më e mirë se një vajzë shqiptare.

Por problemi është se vajzat e huaja, bëjnë dy fëmijë, nesër ose pasnesër njeh një person tjetër dhe thotë ‘mbaroi dashuria, respekti’ dhe nuk i intereson a të la ty, a ka fëmijë apo jo. Ama një vajzë shqiptare, edhe nëse mbaron dashuria, qëndron për respekt të fëmijëve. Edhe i përballet çdo gjëje, edhe me pas ndonjë debat.

Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas 7 vitesh se ia ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord. Me qenë 7 vite me një person, me pas fëmijë dhe me u prishë për një shpullë¸ nuk e kisha prishur martesën për një shpullë. Nuk po them dhunë, se s’më ka lindur baba me më rrahur dikush.

Por duhet me menduar për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë me u rregulluar apo jo. Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija”, tha Brikena.

Nga Rubrika