Web Analytics

E dashura angleze e Armando Brojës “trazon” rrjetin, vishet kuq e zi para ndeshjes

Dashuria e Jade Wills për Armando Brojën ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në rrjetet sociale sot, pasi ajo nuk mund të mungojë në një ditë kaq të veçantë.

Jade, e njohur për bukurinë dhe stilin e saj, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqet e veshur me fanelën kuqezi të kombëtares shqiptare.

Ajo do të jetë e pranishme në stadiumin “Signal Iduna Park” për ndeshjen e sotme, ku do të përkrahë Armando Brojën dhe ekipin e Shqipërisë me zërin e saj dhe me tifo të përzemërt.

Dashuria e tyre është bërë temë e diskutimeve të shumta në mediat sociale, duke shfaqur mbështetjen e Jade Wills për partnerin e saj në rrugën drejt suksesit në Euro 2024.

Shiko videon:

Nga rubrika