“E kam pritur këtë ditë me padurim” – Reagon babai i Liridonës pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, duke shqiptuar dënimet maksimale për protagonistët e këtij kr.imi që tronditi opinionin publik.

Naim Murseli, është dënuar me burgim të përjetshëm si organizator i v.rasjes së bashkëshortes së tij.

Granit Plava, është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutues i vr.asjes.

Ndërkohë Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vjet burgim për bashkëpunim në kryerjen e veprës.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, u shpreh i lehtësuar që drejtësia u vendos në vend.

“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, deklaroi ai.

Nga Rubrika