Web Analytics

E keni ditur apo jo? Kjo shkollë është e ndërtuar mbi lumë! (Video)

Botuar nga: InfoKosova

“Floating” quhet shkolla e cila është ndërtuar përgjatë një lumi në Makoko që ndodhet në Nigeri.

Ndërtesa është në formë të një piramide dhe edukohen 47 nxënës të cilët janë tejet të gëzuar për një fakt të tillë.

Shemede Noah është drejtor i shkollës.

Ai thotë se përkundër kushteve të rënda po mundohen që të edukojnë brezat e ardhshëm.

Sipas tij, Makoko është një vend i varfër dhe shtëpia e 100.000 banorëve të cilët janë kryesisht peshkatar.

Por që fëmijët e këtyre lagjeve të shkollohen kanë ndërtuar një objekt të tillë.

Ajo është e ndërtuar me materiale të riciklueshme dhe nga druri bambus duke e bërë të përshtatshme për të mbijetuar përmbytjet dhe stuhitë.

Omodobu Emmanuel, është njëri nga nxënësit.

“Mua më pëlqen. E rëndësishme është që mund të mësoj edhe pse ndoshta është pak vështirë”, ka theksuar Emmanuel.

Noah ka thënë që shkolla ka marr vëmendjen e shumë personave dhe është dhuratë e çmuar e arsimit për këta fëmijë.

Shiko Videon:

Të FUNDIT