Web Analytics

E kritikuan për veshjen, reagon ashpër Dea: Kush u’a ka hapur Instagramin grave mbi 45 vjeç

Botuar nga: InfoKosova

Dea Mishel Hoxha vazhdon t’i jap shumë rëndësi komenteve që janë bërë në drejtim të saj, lidhur me veshjen e zgjedhur në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Pavarësisht se ka marrë shumë komente pozitive, Dea Mishel është përballur edhe me disa kritika, lidhur me fustanin e tejdukshëm.

Lidhur më këtë temë, Dea ka dalë në përfundimin se mosha e ndjekësve, që e ka sharë më tepër moderatoren janë gra dhe gjyshe pra, që i përkasin moshës 45-vjeç e sipër. Dea madje ka nxjerrë me fytyrë, ato femra që kanë komentuar negativisht në postimet e saj.

Dea më pas ka postuar një video në “InstaStory”, ku bën një thirrje publike, duke kërkuar që gratë dhe gjyshet të largohen nga përdorimi i rrjeteve sociale, pasi nuk është vendi i duhur për to.

“Dua të bëj një thirrje publike, mbroni mamatë dhe gjyshet tuaja nga Instagrami ky vend djallëzor nuk është vendi ku mamatë dhe gjyshet tuaja duhet të jenë.

Udhëzojini ato drejt një rruge pak më normale për një mama dhe një gjyshe, si për shembull gjyshja ime bënte shtiza, byrek, dhuronte dashuri në shtëpi. Çlirojini nga prangat e rrjeteve sociale, nuk është vendi i duhur për to“, dëgjohet të thotë Dea në videon e saj.

Bashkangjitur kësaj video, ajo ka shtuar: Sapo kuptova që ata që më urrejnë në profilin tim janë të gjitha gra 45+ vjeç. Ore kush jua ka hapur Instagramin se vet nuk dinë, s’ka shans. Çfarë po bëni ju? Po i shkatërroni me duart tuaja.

Të FUNDIT