Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
18.7 C
Pristina

E lindi fëmijën në një banesë në Prishtinë, i vdes foshnja pas dërgimit në spital

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë ka vdekur një foshnje, ku sipas raportit të policisë foshnja ishte dërguar në klinikë më 16 tetor.

Policia njofton se lidhur me rastin është intervistuar një person i cili kishte deklaruar se motra e tij e ka lindur foshnjën në banesë, transmeton Telegrafi.

“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15.

Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/

Të fundit