Web Analytics

E prisnin një urim ndryshe për Dean, Kristi befasoi të gjithë

Botuar nga: InfoKosova

Dea Mishel ka festuar ditelindjen dje,  ish-banorja e “BBV” ka ndarë një kolazh fotosh në Instagram, në një sfond të bardhë, me një body të zi veshur dhe torta para me urimin “Gëzuar Ditëlindjen”.

Krahas, Dea ka shkruar: “Duke i bërë ëndrrat e mia realitet. Goca e ditëlindjes”.

Të shumtë kanë qenë komentuesit që i kanë uruar ditëlindjen mes tyre dhe Krist Dragot, dhe ky i fundit, zgjodhi që urimin për Dean ta bëjë shumë ndryshe nga dedikimi që ajo bëri për Kristin.

Nëse s’ju kujtohet, në ditëlindjen e Kristit, vetëm pak javë më parë, Dea bëri një dedikim, duke postuar në feed-in e Instagramit të saj, disa foto me ish-banorin e BBV madje ai urim i blogeres, i shtoi akoma më shumë aludimet se dyshja janë në një marrëdhënie romantike. (Gjë e cila u mohua më pas).

E nëse mendoni se ditën e sotme, Kristi i ktheu “borxhin” duke i bërë një urim special mikeshës së tij, e keni gabim!

Në postimin e Deas, ai thjesht është mjaftuar duke komentuar: “Happy bday Dea”.

Në epokën që jetojmë, dedikimet dhe “sjelljet” në rrjetet sociale, tregojnë shumë për raportin mes individëve nuk e dimë nëse raporti mes dyshes është ftohur, apo për Kristin një urim i tillë është mjaftueshëm për “miken e ekipit të tij”.

Të FUNDIT